Aktualitet

PD iu kërkon informacione për “25 prillin” 100 institucioneve shtetërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 19/05/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka bërë një kërkesë, ku kërkon ndaj 100 instituciove shtetërore që t’i venë në dispozicion aktivitetin që kanë kryer katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo kërkesë e PD vjen, pasi KAS ka refuzuar të sigurojë prova të tilla nga këto institucione.

Bëhet me dije se PD kërkon informacion për aktivitetin katër muaj para zgjedhjeve nga Posta, SHISH, Ministritë, Bashkitë etj.

Kjo kërkesë e PD vjen pasi KAS ka refuzuar që të sigurojë prova për “krimin zgjedhor” që e quan kjo parti nga këto institucione.

PD pretendon se nëse do të sigurojë këto prova do të vërtetojë se insitucionet kanë vepruar në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit./Opinion.al

Pas