Kronikë

VIDEO/Drogë me vlerë 200 mijë €, pranga 3 shqiptarëve në RMV


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 19/05/21 |
Opi Nion

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ka goditur një rast të transportit ndërkombëtar të drogës.
Gjatë këtij operacioni gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 65 kilogramë marijuanë me vlerë rreth 200.000 euro.

Autoritetet bëjnë me dije se janë ndaluar shtetasit K.K (25), M.F (28) dhe F.B (42), të gjithë nga Republika e Shqipërisë, ndërsa theksojnë se është ndërprerë një kanal ndërkombëtar i trafikimit të drogës përmes Maqedonisë së Veriut e destinuar për Republikën e Greqisë, si destinacion të fundit.

Po ashtu bëhet me dije se ditën e djeshme në rrugën rajonale nga Tërpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica, ishin ndaluar dy automjete “Mercedes” me targa të Shqipërisë, që kishin marrë pjesë në transportin e dogës. Gjatë kontrollit të automjeteve, ku njëra drejtohej nga K.K, kurse bashkëudhëtar ishte M.F, janë gjetur dhe sekuestruar 3 valixhe të mëdha me marijuanë të paketuara në 44 paketime.

MPB-ja njofton se shtetasit shqiptarë janë ndaluar, kurse me urdhër të Prokurorit Publik droga është dhënë për ekspertizë, ku është konstatuar se bëhet fjalë për 65 kilogramë marijuanë./Opinion.al

Pas