Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Banditët e Doshit detyruan një ambasdore perëndimore të largohet

2021/05/19 at 11:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Banditët e Doshit detyruan një ambasdore perëndimore të largohet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të takimeve të tij post-elektorale është ndalur sot në qytetin e Shkodrës.


Gjatë fjalës së tij, Basha vijoi me sulmin kundër Ramës dhe kryetarit të PSD Tom Doshi. Basha tha se shkodranët dhe e gjithë Shqipëria, e di se nuk ka PSD, por ka një ndërmarrje të përbashkët të Edi Ramës dhe të Tom Doshit për të fshehur nën siglën e kësaj ndërmarrjeje, të padëshiruarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej ai tha se Tom Doshi dhe banditët e tij kanë detyruar një ambasadore perëndimore që të mbyllë mbledhjen dhe të largohej nga qyteti pasi kanë grabitur një të ri para syve të saj.

“Sot nga Shkodra e krenarisë kombëtare më vjen keq të pohoj se jemi në një nga skenat e krimit të 25 prillit. Këtu hileja e regjimit Rama-Doshi fshehu koncesionin e Partisë Socialiste si kamuflazh nën siglën e PSD-së.

Por sikurse e dinë shkodranët dhe e gjithë Shqipëria, nuk ka PSD. Ka një ndërmarrje të përbashkët të Edi Ramës dhe të Tom Doshit për të fshehur nën siglën e kësaj ndërmarrjeje, të padëshiruarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka PSD, sepse ka tre kandidate të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, që të tre drejtorë të Partisë Socialiste. Nuk ka as PSD, as PS, por është regjimi Rama-Doshi që bleu me paratë e grabitura të shqiptarëve mjerimin që j’ua ka shtruar në sofra çdo familje shkodrane dhe shqiptare.

E kështu pra, fatkeqësisht, Shkodra e njerëzve me shpirt fisnik nuk përmendet për gjigandët e kulturës që e ndritën imazhin e kombit, por përmendet për Tom Doshin që është bërë i famshëm përtej Atlantikut për aferat e tij kriminale dhe korruptive  si një nga kokat e gjarprit që ka shtrënguar dhe po asfikson Shqipërinë në morsën e krimit dhe të korrupsionit.

Si asnjë herë tjetër, shteti u përvesh me të gjitha mjetet në aleancë me krimin kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve.

Të gjithë jemi dëshmitar se si i derdhën lumë paratë e korrupsionit dhe i përdoren banditët për të shantazhuar, intimiduar dhe blerë votuesit. Në mënyrën më të paimagjinueshme që nga kohërat më të egra të diktaturës.

Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyllë mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi.

Por, e them me krenari që nuk ia dolën të trysnojnë demokratët e Shkodrës dhe qytetarët shkodranë.

Si është pra, Shqipëria pas 25 prillit? A është më  e mirë Shqipëria pas 25 prillit? A ka Shqipëria një parlament pa krim pas 25 prillit? A është më e bashkuar Shqipëria pas 25 prillit? A ka një të ardhme të qartë europiane Shqipëria dhe shqiptarët pas 25 prillit?

Përgjigja është jo. 25 prilli jo vetëm nuk zgjidhi asnjë nga këto, por i thelloi plagët e vjetra të vjedhjes së zgjedhjeve e të aleancës së pushtetit me krimin të korrupsionit dhe të varfërimit të qytetarëve si pasojë e tyre.

Në këto kushte ne kemi një dhe vetëm një detyrë, të vazhdojmë deri në fund betejën derisa e drejta për 25 prillin të jetë e qartë dhe e kthjellët si qielli. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur, të gjithë e dimë se forca dhe vullneti juaj bënë diferencën pavarësisht prej makinerisë shtetërore të bërë njësh me mafien, pavarësisht regjimit Rama-Doshi.

Tani Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe është në dorën tonë dhe të askujt tjetër për të nxjerrë nga ky udhëkryq. Askush tjetër nuk ka forcën, pastërtinë, bashkimin për ta nxjerrë nga ky udhëkryq”, tha Basha./Opinion.al

 

 

Etiketa: Bashadoshishkoder


Ju sugjerojmë

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Para
VIDEO/Panik në mes të qytetit, kulla 291 metra nis të lëkundet pa arsye

VIDEO/Panik në mes të qytetit, kulla 291 metra nis të lëkundet pa arsye

“Vota ime mund të jetë vjedhur”, Soreca: Me qeverinë do të jemi zëri juaj

“Vota ime mund të jetë vjedhur”, Soreca: Me qeverinë do të jemi zëri juaj

2.8 ton kanabis, SPAK kërkon 17 vite burg për nënkomisarin e policisë

2.8 ton kanabis, SPAK kërkon 17 vite burg për nënkomisarin e policisë
















TE FUNDIT

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
10 Qershor, 2026

Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën...

Lexo më shumë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor, 2026

Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në...

Lexo më shumë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}