Kryesore

PD i nxjerr Berishës videon e akuzave: Partinë e re e bëre me Ilir Metën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 12/02/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës nga Rrogozhina, ku tha ndër të tjera se për Lulzim Bashën priten probleme të tjera të rënda.

Ndërsa risjell edhe një herë videon e akuzave të ndërsjella të Metës dhe Berishës në vite, PD akuzon Berishën se ka tashmë një parti të re me Ilir Metën.

Reagimi

Dite e re, mashtrim i ri.

Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.

Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.

Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën.

 

 

Pas