Politikë

PD dorëzon në Kuvend kërkesën: Të ngrihet Komision për investimet strategjike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 24/05/22 |
Opi Nion

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. Sikurse shihet në dokumentin e siguruar nga Opinion.al kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ngritja e këtij Komisioni hetimor kërkohet për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike në Kuvendin e Shqipërisë.

Shkresa që mban datën e sotme i drejtohet kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Në qëndrimin e tyre deputetë të PD janë shprehur se qëllimi i ligjit për investitorët strategjik, ishte pozitiv, në praktikë por ka rezultuar se është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se opozita ka denoncuar rastin e bashkëshortit të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka, i cili ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Pas