Kronikë

Vrau kolegun në komisariat,AMP:Efektivi qëlloi disa herë me armën,akuzohet për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 24/05/22 |
Opi Nion

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë informacion lidhur m ngjarjen e rëndë të ndodhur në Komisariatin nr.3 në Tiranë, ku një efektiv i policisë ka qëlluar për vdekje kolegun e tij.

Sipas AMP, efektivi Ludian Zaimi i cili qëlloi për vdekje Çaush Saliasin është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Mësohet se ai ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit në drejtim të kolegut të tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka qenë e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Tiranës, si më poshtë vijon;

Më datë 24.05.2022, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Arrestimi i punonjësit të policisë L. Z. u krye pasi më datë 23.05.2022, në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, ai ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësin e policisë Ç. S., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi i posaçëm hetimor vijon kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimeve të autorit të veprës penale, ndërsa materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore./Opinion.al

Pas