Kronikë

Flet polici që vrau kolegun në komisariat: Më shau nga familja, nuk durova


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 24/05/22 |
Opi Nion

Është zbardhur dëshmia që efektivi i policisë Ludjan Zaimi, që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi në ambientet e komisariatit numër 3, ka dhënë përpara autoriteteve.

Sipas “news 24”, 25-vjeçari ka deklaruar se me viktimën ka pasur përplasje herë pas here, dhe sipas tij 55-vjeçari e shante dhe ofendonte vazhdimisht. Ai thotë se ditën që ndodhi ngjarja 55-vjeçari e ka ofenduar nga familja dhe se nuk ka duruar dot dhe e ka qëlluar.

Po ashtu polici ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime”, ka thëne 25-vjeçari.

Pas