InstaBIZ

Pasi publikoi foton me këmbët e fryra, reperja betohet: S’ka më ndërhyrje


               Publikuar në : 16:34 - 14/06/19 |
el ida

Këngëtarja Cardi B u betua para të gjithë ndjekësve të saj se nuk do të bëjë më asnjë ndërhyrje kirurgjikale .

Reperja e hitit “Bodak Yellow” shkroi në Twitter se nuk do të bëjë më kurrë operacione pas problemeve që pati  me shëndetin, prej të cilave u detyrua të anulonte dhe koncertet e saj, e rrjedhimisht të humbiste miliona dollarë.

Pak ditë më parë reperja, e cila është nënë e 1 vajze, tregoi pasojat e rënda prej ndërhyrjeve me një foto të frikshme të këmbëve të saj të fryra:

“Shikoni sa më enjten këmbët sa herë që bëj fluturime, stomaku im fryhet akoma më shumë”, tha ajo në një fotografi që tashmë e ka fshirë. Efektet anësore vinin nga ndërhyrja për zmadhimin e gjoksit që këngëtarja vendosi të kryejë rreth një muaj më parë./Opinion.al

 

Pas