-Shëndeti

Pas vdekjes, qelizat e trurit mund të rikthehen në jetë


               Publikuar në : 12:49 - 20/04/19 |
el ida

Një studim i realizuar nga universiteti Yale, i publikuar në revistën shkencore Nature, ka habitur me rezultatet që tregojnë se truri i njeriut dhe të gjithë gjitarëve të mëdhenj ruan aftësinë, që deri më sot dukej e pamundur, të rifitojë funksionet e disa qelizave dhe qarkullimin e gjakut edhe disa orë pas vdekjes.

Eksperimenti i cili kërkonte të riaktivizonte pas vdekjes qelizat e trurit tek derrat, rezultoi i suksesshëm dhe është veçanërisht i rëndësishëm për studimin e sëmundjeve dhe krijimin e medikamenteve të reja dhe terapive, si në rastin e kurimit të dëmeve nga iktuset.

Shkencëtarët morën në studim trurin e 32 derrave dhe i kanë trajtuar në Brain Ex, një sistem që pompon një solucion të veçantë. Pas 6 orësh të zhytur në këtë preparat të sistemit është dalluar se truri i tyre ka rifituar të gjitha funksionet qelizore, përfshirë edhe lidhjet neurale. Kjo teknike tregon edhe se është e mundur ruajtja e organeve për një kohë të gjatë, mbi të gjitha pa dëmtime qelizore./Opinion.al

 

Pas