Sociale

Pas tërmetit takoi Ronaldon, Alesio në vështirësi:Nuk ma shtojnë jetën ata


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:08 - 03/09/20 |
Opi Nion

Në tërmetin e 26 Nëntorit, Manjola Cakoni humbi bashkëshortin dhe vajzën 15 vjecare. Ajo dhe djali 11-vjeçar Alesio, arritën të mbijetonin pas lëndimeve që pësuan, ndërsa shtëpia e tyre u shemb krejtësisht.

Ndërkohë Alesio mori vëmendjen e të gjithë publikut, kur pas ngjarjes, ai u dërgua në Itali për një takim me yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

Por kur ende nuk ka kaluar asnjë vit nga ngjarja e rëndë, në një interistë për News 24, Manjola Cakoni dhe djali i vogël shprehen të indinjuar, për mungesën e vëmendjes që autoritetet kanë treguar ndaj rastit të tyre.

Manjola tregon se ajo nuk përfituar mbështetje sociale dhe madje nuk ka marr as pagesën e funeralit të premtuar nga shteti, ndërsa pohon se ende nuk është në gjendje të punojë.

“Në fillim, nuk e di më ka marr vetë Ermira Gjeçi në telefon dhe më ka thënë: Po diskutohet për pesnionin dhe për faturën e ditës së parë që unë akoma nuk i kam marr . Janë 3.5milionë lekë, që të gjithë i kanë marr, vetem unë nuk i kam marr. Më thanë që do i marrësh se ato i paguan shteti.

Unë nuk marr asnjë gjë. Kjo më tha: do rregullohet, po diskutohet, mos u shqetëso për asgjë. Herën e fundit që kam folur më tha: ti nuk  meriton, e kanë marr pensionin ato që kanë pas 3 viktima.

Dhe përgjigja që i dhashë ishte: O zonjë, a desha të jetoj para fëmijës sim? Jo. Zoti më la. I thashë:  unë jam me jetim si do ta rris? Dil e puno më ka thënë.  Thashë: si do punoj? Unë e kam trupin  copë -copë. Nuk mund të rri në këmbë, kam patur thyerje brinjësh. Për pak fare më ka thënë fizioterapisti do mbeteshe në karrocë. Kam patur  mushkëritë copë dhe ilaçet që përdorja për mushkëritë ishin”, shprehet Manjola.

Më pas, ajo bën fajtore qeverinë për humbjen e të dashurve të saj. Sipas Manjola Cakonit, banesa e tyre u dëmtua që në tërmetin e shtatorit dhe ndonëse u kryen inspektime, ekspertët nuk dolën në një përfundim dhe familja u lejua të jetojë në atë banesë.

“Zoti kryeministër për herë të parë më vrave në shtator, kur ra  tërmeti dhe nuk më the dil jashtë. Dhe mua të më jetonte burri dhe goca, nuk doja gjë nga shtetit. Tani më vret për së dyti që s’po më jep atë që më takon mua dhe fëmijës sim”, shprehet Cakoni në thirrjen e saj.

Ndërkohë, duke kujtuar takimin me yjet e futbollit, Alesio pohon:

“Ajo ishte thjesht një ditë që i takova, kurse unë do kem jetën përpara dhe nuk është se ma shtojnë jetën ato. Unë do kem jetën përpara dhe kisha qejf shtëpinë dhe një pension, kaq”.

Pas