Aktualitet

Përfundon takimi në SHBA, Hoti: Nuk do flitet për shkëmbim territoresh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 03/09/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kosovar Avdullah Hoti u shpreh se diskutimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa deklaroi progres në negociatat ekonomike.

Hoti tha se çështja e shkëmbimit të territoreve nuk do të shtrohet në tryezën e bisedimeve.

“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Hoti. “Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”,  tha Kryeministri i Kosoves.

Kujtojmë se më herët Ministri Serb i Financave, pjesë në delegacion tha se Serbisë po i bëhej presion të firmoste njohjen reciproke. I dërguari Grenell përmes një tuiteri mohoi faktin që palës serbe t’i ishte çuar një listë kërkesash./Opinion.al

Pas