Bota

Gjermani/Nëna vret 5 fëmijët dhe hidhet përpara trenit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 03/09/20 |
Opi Nion

Një dramë familjare me përmasa të frikshme ka tronditur qytetin gjerman Solingen, ku një nënë 27-vjeçare ka vrarë 5 fëmijët e saj. Më pas është hedhur përpara një treni në stacionin qendror të Duseldorfit, por ka mbijetuar duke marr vetëm disa plagë.

Ai që ka vënë alarmin mbi tragjedinë ishte djali i madh i familjes, 11 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta nuk ka qenë viktimë e ngjarjes. Djali ka udhëtuar me tren për 60 km për të mbërritur në qytetin Moechengladbach, ku ka njoftuar gjyshen.

Policia beson se djali është larguar prej nënës përpara se ajo të tentonte vetvrasjen, sikurse ka shpjeguar zëëdhënësi Jan Battenbreg  për ANSA.

Trupat e pajetë të fëmijëve, tre vajza 1, 2, dhe 3 vjeç si dhe dy djem të moshës 6 dhe 8 vjeç, u gjetën në apartamentin e tyre në  Solingen, një qytet i vogël prej 160 mijë banorësh.

Fëmijët jetonin me nënën e tyre, ndërsa policia mohon që babai të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas mediave lokale, ende të pakonfirmuara nga policia, fëmijëve u janë dhënë qetësues në doza shumë të larta./Opinion.al

Pas