Kryesore

Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:53 - 15/09/20 |
Opi Nion

Pas takimit me ambasadorët SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, opozita ka kërkuar mbledhja e radhës e  Këshillit Politik të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00.

Mësohet se në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili presin përgjigjen e përfaqësuesit së mazhorancës Damian Gjiknuri.

Kujtojmë se kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me zëvendës ambasadoren amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.

Pas