Sport

Pas skualifikimit nga US Open, Gjokoviç gjobitet me 267 mijë dollarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 08/09/20 |
Al Do

Organizatorët e turneut US Open në Nju Jork e gjobitën tenistin serb, Novak Gjokoviç me 267,500 dollarë për sjellje jo-sportive pasi ai goditi aksidentalisht me top një gjyqtare.

Incidenti ndodhi më 6 shtator, numri një i tenisit në botë goditi gjyqtaren në qafë me një top pasi ai humbi një lojë.

Gjokoviq, më pas kërkoi falje duke thënë se i vjen “jashtëzakonisht keq”.

Incidenti i kushtoi edhe skualifikimin nga turneu tenistit serb.

“E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtet të trishtuar dhe bosh”, tha Gjokoviç përmes një postimi në Instagram.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që i kam shkaktuar stres të tillë [gjyqtares]”, shtoi ai.

Gjyqtarja, e cila u godit në fyt në një moment të zemërimit të Gjokoviçit, është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sa i përket skualifikimit, duhet të punoj në zhgënjimin tim dhe ta kthej atë në një mësim për rritjen time si lojtar dhe si qenie njerëzore”, tha Gjokoviç./ Opinion.al

Pas