Aktualitet

Kapen 65 kg kanabis në Lushnje, pranga 28-vjeçarit nga Bulqiza


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 08/09/20 |
Al Do

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 28-vjeçar nga Bulqiza pasi sekuestroi 65 kilogram kanabis në një ambjent me qera të marrë nga ai.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e një 45 vjeçari, banues në Bulqizë.

Sasi e sekuestruar e kanabisit u gjet në fshatin Savër, Lushnjë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./ Opinion.al

Pas