Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas shumë dekadave, merr fund udhëheqja e familjes Castro në Kubë!

2018/04/18 at 8:31 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas shumë dekadave, merr fund udhëheqja e familjes Castro në Kubë!

Raul Castro po del në pension dhe kubanët shpresojnë së pasardhësi i tij do të jetë më i mirë. Castro i Kubës nuk është aq i neveritshëm sa Kimi i Koresë së Veriut.


Castro-t e kanë terrorizuar botën për herë të fundit në vitin 1962 me sulmet në Bashkimin Sovjetik, ndërsa Kim-ët vazhdojnë ende. Të dy familjet kanë kontrolluar vendet përkatëse me regjime diktatoriale komuniste për dekada me radhë, Kim-ët që nga viti 1948, Castro-t që nga viti 1959, vite që duken të largëta, por popujt janë ende nën regjimin e tyre.

Por të paktën Castros po i bëjnë thirrje për ndalimin e udhëheqjes së vendit dhe partisë nga familjarët e tij dhe ndoshta ky do të jetë i fundit i Castro-ve. Këtë javë Raul Castro, vëllai i Fidel Castro, i cili udhëhoqi revolucionin kuban, do t’ia dorëzojë presidencën dikujt me një mbiemër tjetër dhe jo një familjari të tij. Ky do të jetë një moment i madh dhe i rëndësishëm në historinë e Kubës.

Raul nuk gëzon të njëjtin popullaritet si i vëllai në Kubë. Gjatë gjithë periudhës, që nga marrja e pushtetit ai ka ndjekur besnikërisht të vëllanë dhe ka drejtuar “nën hijen e tij”. Një gjë është e sigurt, Raul nuk ka karizmin për të cilën është aq i njohur i vëllai, Fidel. Raul Castro është president i vendit që prej vitit 2006.

Me daljen në pension të Raul, do të heqë dorë nga përgjegjësia e përditshme për qeverisjen e vendit por ai pritet të mbetet kreu i Partisë Komuniste, institucioni më i fuqishëm prej vitesh.
Zëvendësuesi i tij i mundshëm, thuhet se do të jetë nënkryetari Miguel Diaz-Canel, i të 30-ve.

Ashtu si Kim, regjimi i Kubës i mban qytetarët e tij të varfër dhe të paaftë, shumë kubanë shpresojnë së presidenti i ri do ta ndryshoj këtë.

Diaz-Canel i cili pritet të marrë drejtimi e Kubës, një specialist në fushën e tij, një inxhinier, ka dërguar sinjale të përziera në lidhje me atë nëse ai është një reformator apo një reaksionar. Nëse ai do të vazhdoj të qeverisë si Castro-t apo do të bëjë ndryshime thelbësorë në udhëheqjen dhe qeverisjen e vendit.

Cilido qoftë instikti i tij ai do të ndikohet nga forca që e tërheqin në drejtime të kundërta. Nga njëra anë ekonomia duhet të rritet në qoftë se është për t’u dhënë kubanëve standarde më të mira jetese. Nga ana tjetër, Partia Komuniste është e detyruar të heq dorë nga kontrolli, ose të lejojë ngritjen e një elite që mund të konkurrojë me të.

Në Vietnam dhe më gjerë…

Duhet të bëjë diçka. Ekonomia është e në rënie. Venezuela, e cila subvencionoi Kubën pasi Bashkimi Sovjetik nuk mundi më, e ka zvogëluar mbështetjen. Vlera e importeve është ulur që nga viti 2008. Fermat dhe fabrikat e Kubës prodhojnë pak. Mungesa e karburantit ka çuar në ndërprerjen e transportit. Shteti arrin të ushqejë dhe edukojë kubanë dhe të sigurojë rendin së bashku me një nivel bazë të kujdesit shëndetësor, por jo më shumë se kaq.

Më fleksibël se vëllai i tij Fidel Castro, Raul lejoi sipërmarrësit që t’i futen tregëtisë, nga parukierët e deri tek librarit private.

Rreth 580,000 kubanë, pra 12% e fuqisë punëtore, janë “të vetëpunësuar” në profesionet dhe bizneset e tyre. Ata kanë patur përfitime ekonomike edhe nga turizmi. Por sundimtarët e Kubës janë të frikësuar nga këta të fundit (binzesmenet) dhe nga pabarazia që do të krijohet nëse ato përparojnë. Në gusht, qeveria ndaloi lëshimin e licencave të reja për restorantet dhe hotelet, me sa duket për të luftuar evazionin fiskal.

Nëse Z. Diaz-Canel dëshiron të kryesojë përparimin sesa stanjacionin dhe rënin, ai do të duhet të liberalizojë më tej ekonominë dhe të mbështesë zhvillimin e turizmit në Kubë.

Optimistët mendojnë se Diaz-Canel do të udhëheqë Kubën drejt rrugës së njëjtë me Kinën dhe Vietnamin, ku partitë komuniste liberalizuan ekonominë pa dhënë kontroll politik.
Edhe pse më pak represive se sa ishte, qeveria ende kufizon mediat, i frikëson kritikët dhe nuk toleron asnjë kundërshtim.

Fqinjët e Kubës mund të inkurajojnë ndryshimin, por nuk e detyrojnë atë. Amerika izoloi Kubën për dekada të tëra. Nuk funksionoi. Castro thjesht fajësoi Amerikën, e jo politikat e tyre, për varfërinë e Kubës.

Barack Obama e çliroi embargon ekonomike, duke shpresuar se kontaktet më të ngushta do të nxisnin rritjen ekonomike për dy vendet, kjo i acaroi udhëheqësit në Kubë, por me Donald Trump, ata janë kthyer në zonën e tyre të rehatisë. Ai e ka anuluar pjesërisht hapjen e Barack Obames; në Havanë, Amerika duket përsëri si një dhunuese. Por zoti Trump është mjaft i aftë për t’i dredhur gjërat. Ai së shpejti do të takohet me Kim Jong Un, pse të mos të takohet dhe të rishoh një marrëveshje me Díaz-Canel?/G-Zaimaj. Përshtatur për opinion.al

Etiketa: Raul Castro


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Salsano Rrapi i shpreh dashurinë dhe ndjenjat publikisht bashkëshortes

Salsano Rrapi i shpreh dashurinë dhe ndjenjat publikisht bashkëshortes

Krijimi i një zone të lirë Roaming në Ballkan, çfarë thotë Zv.Kryeministrja Mesi në Samitin e Shkupit

Krijimi i një zone të lirë Roaming në Ballkan, çfarë thotë Zv.Kryeministrja Mesi në Samitin e Shkupit

Ka një problem të madh në ekranin e iPhone X

Ka një problem të madh në ekranin e iPhone X
















TE FUNDIT

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
15 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në forumin botëror të IDU-së të zhvilluar në Bruksel ku tha se...

Lexo më shumë

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
15 Maj, 2025

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com