Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas një rivaliteti historik, Greqia dhe Turqia bien dakord të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre

2023/12/07 at 6:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas një rivaliteti historik, Greqia dhe Turqia bien dakord të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre

Greqia dhe Turqia ranë dakord të enjten të ripërtërijnë marrëdhëniet, duke paraqitur një plan për një një epokë të re lidhjesh më të ngushta mes dy vendeve që janë aleatë të NATO-s por që kanë pasur një rivalitet historik.


Në një vizitë historike në Greqi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ranë dakord që të përqëndrohen tek politika e fqinjësisë së mirë, të mbajnë rrugë të hapura komunikimi, të shmangin burimet e tensionit, të rrisin këmbimet tregtare dhe të punojnë për të zgjidhur çështjet e hapura, veçanërisht në detin Egje.

“Nuk ka asnjë çështje mes nesh që është e pazgjidhshme, për sa kohë përqendrohemi tek temat e rëndësishme dhe nuk përfundojmë si ata që arrijnë të përshkojnë detin dhe mbyten në lumë,” tha Erdogan pas një takimi me kryeministrin Mitsotakis në Athinë.

“Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje. Me hapat e përbashkët që do të ndërmarrim si Turqi dhe Greqi, duam të jemi shembull për botën,” shtoi ai.

Pas polemikave të shpeshta gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e ftohta midis dy fqinjëve u zbutën ndjeshëm pasi Greqia dërgoi me shpejtësi ndihma pas një tërmeti shkatërrues në Turqi në shkurt.

Takimi i kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit Erdogan vazhdoi më gjatë se sa ishte parashikuar dhe u shoqëruar me nota të ngrohta. Mitsotakis iu drejtua Erdogan si “I dashur Tajip”.

Aleatët e NATO-s duan të rrisin vëllimin e tregtisë së ndërsjellë nga 5 miliardë në 10 miliardë dollarë, ndërsa zoti Erdogan sugjeroi që dy vendet të mbajnë takime të përvitshme të nivelit të lartë, nga të cilat ai tha se do të përfitonin të dyja palët.

‘PËRGJEGJËSI HISTORIKE’

“Gjeografia dhe historia kanë diktuar që ne të jetojmë pranë njëri-tjetrit … Por ndjej një përgjegjësi historike për të shfrytëzuar këtë mundësi për t’i bërë marrëdhëniet tona po aq të afërta sa ç’janë kufijtë tanë,” tha Mitsotakis.

Prej kohësh, Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje për disa çështje, përfshirë kufijtë ujorë, burimet e energjisë, fluturimet mbi detin Egje dhe ishullin e ndarë të Qipros. Por të dy vendet po sinjalizojnë se janë të gatshëm të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre.

Turqia ka më shumë se dy dekada që synon anëtarësimin në BE. Që kur u rizgjodh në maj në një votim të ngushtë mes një krize ekonomike, Erdogan ka thënë se Turqia mbetet e përkushtuar për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ankaraja ka bërë përpjekje për të tërhequr investitorët e huaj, ndërkohë që punon për të lënë pas tensionet me aktorët rajonalë dhe perëndimorë, një çështje që ka ndikuar prej kohësh në ekonominë turke.

Pas një krize borxhi që tronditi zonën e euros, Greqia synon të rifitojë pozicionin e saj dhe të shfaqet si një faktor kyç stabiliteti në Mesdheum lindor në një mjedis gjeopolitik që ka ndryshuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe konfliktit të Gazës.

Të enjten, Greqia rivendosi një sistem automatik të vizave për shtetasit turq për të vizituar 10 nga ishujt e saj. Zoti Mitsotakis tha se dialogu do të vazhdojë. Me një ton optimist, Erdogan tha se Turqia dhe Greqia duhet të përqendrohen tek aspektet pozitive të marrëdhënieve mes tyre dhe jo tek ato negative./VOA



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Çfarë pritet të ndodhë pas inicimit të hetimit ndaj Bidenit?

“Nuk duhet të lejojmë Putin të fitojë”, Biden: Pas Ukrainës, Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s

Misteri i gropës më të thellë të Tokës dhe arsyeja pse u mbyll nga rusët

Misteri i gropës më të thellë të Tokës dhe arsyeja pse u mbyll nga rusët

Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}