Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas humbjes tragjike të të birit Flutura Açka, rrënqeth me poezinë dedikuar atij

2018/06/07 at 11:12 AM
në -Kulturë
Kohë leximi: 1 min
A A
Pas humbjes tragjike të të birit Flutura Açka, rrënqeth me poezinë dedikuar atij

Një muaj më parë shkrimtarja e njohur humbi djalin e saj 18-vjeçar nga një sëmundje e rëndë. Nuk ka si dhimbja e nënës për humbjen e fëmijës, dhe nuk ka fjalë që e përshkruan atë. Por shkrimtarja e njohur, e ka hedhur dhimbjen në letër, duke i dedikuar birit të saj të ndjerë një poezi buruar nga shpirti. Flutura Açka na ka rrënqethur me këto vargje të cilat transmetojnë gjendjen e saj shpirtërore.


Roja i dritës

Ti kishe kaq qiell brenda teje,
sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy,
e drita xhelozohej kur fikej mramjeve,
horizontit ankohej,
se s’mundej me të ngja ty.
Kurdisur n’buzëqeshje
kraharori yt ende jep gurgullimë,
andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët
të trishtimit tonë, mësyn.
Është larg, n’rini të përjetshme,
mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,
i pakorruptueshmi shpirt,
i papërlyemi kurm,
e pavramja ndjenjë,
xeherore qe s’e prek kush thellimave,
ekzistencë diku, gega im,
“the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim.
Ti dashuria që ecje,
ti buzëqeshja baretëse,
ti i thikti rrezatim mirësie,
kushedi në ç’mors lexon tani,
vajin tonë që lutet për kthim.
Ti roja i dritës,
përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,
të na derdhin mjerim.
Tani shkel në dhera të pastra,
e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,
ti nezra e përjetshme,
nuk fikesh si kandil,
as flakë qiriri topitur erës,
shembëllim i largët i një ylli kushediku,
tatuazh i shpirtit mbet…
“The terrible beauty” (bukuri mizore), varg i John Keats

Etiketa: djaliFlutura Ackapoezi


Ju sugjerojmë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
(1934)/ Ambasador i SHBA në Shqipëri: Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…
-Kulturë

(1934)/ Ambasador i SHBA në Shqipëri: Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…

6 Prill, 2026 10:07 am
(1930) / Rrëfimi i artistit hungarez: Jeta e përditshme e Ahmet Zogut
-Kulturë

(1930) / Rrëfimi i artistit hungarez: Jeta e përditshme e Ahmet Zogut

28 Mars, 2026 10:27 am
1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar
-Kulturë

1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar

21 Mars, 2026 12:10 pm
(1929) /Historiani gjerman: Vizita ime tek dervishët e Krujës
-Kulturë

(1929) /Historiani gjerman: Vizita ime tek dervishët e Krujës

21 Shkurt, 2026 10:49 am
FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri”, reportazhi i televizionit zviceran
-Kulturë

FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri”, reportazhi i televizionit zviceran

18 Shkurt, 2026 10:42 am
(1969) / Intervistë me Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri
-Kulturë

(1969) / Intervistë me Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri

17 Shkurt, 2026 10:36 am
(1973) / Edward Mantus në kërkim të hebrenjve sefardë në Shqipërinë Maoiste
-Kulturë

(1973) / Edward Mantus në kërkim të hebrenjve sefardë në Shqipërinë Maoiste

14 Shkurt, 2026 12:29 pm
Para
Vetingu/ Sot në seancë, prokurori Dritan Prençi: Ja pasuria e tij

Konfirmohet në detyrë prokurori i Tahirit

Po vjen Botërori. Ja cilat janë bukuroshet që do ndezin stadiumet e Rusisë

Po vjen Botërori. Ja cilat janë bukuroshet që do ndezin stadiumet e Rusisë

PD e LSI bojkotojnë Këshillin Bashkiak: Do çojmë në gjykatë bashkinë për rritjen e çmimit të ujit

PD e LSI bojkotojnë Këshillin Bashkiak: Do çojmë në gjykatë bashkinë për rritjen e çmimit të ujit
















TE FUNDIT

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}