Bota

Pas Francës, Qipro dhe Italia do të nisin me doza përforcuese të vaksinave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 03/09/21 |
Opi Nion

Qiproja dhe Italia u bënë vendet e fundit në Evropë që njoftuan se do të fillojnë të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit.

Qeveria italiane tha se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë për grupet e cenueshme, siç janë ato me sistem të dobët imunitar, duke filluar nga fundi i këtij muaji.

Kryeministri Mario Draghi tha se në Itali janë vaksinuar 70 për qind e qytetarëve të moshës 12 vjeç e lart.

Qiproja tha se do t’u japë dozën e tretë personave mbi 65 vjeç dhe banorëve të shtëpive të kujdesit, vaksinimi i plotë i të cilëve është bërë para më shumë se gjashtë muajsh.

Më 1 shtator, Franca është bërë vendi i parë i madh i Bashkimit Evropian që ka nisur të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.

Autoritetet shëndetësore spanjolle po shqyrtojnë veprime të ngjashme.

Në fillim të kësaj jave, Bashkimi Evropian në tërësi ka arritur objektivin e tij fillestar për vaksinimin e 70 për qind të të rriturve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar vendet e pasura që po përgatiten për të siguruar doza përforcuese, derisa vendet e varfra luftojnë ende për të siguruar furnizimet me doza të para.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë më 1 shtator se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën e tretë, porse ajo duhet të merret parasysh për njerëzit me sistem të dobët imunitar./REL

 

Pas