Kelly Preston dhe John Travolta janë takuar gjatë xhirimeve të filmit “Ekspertët amerikanë”, në vitin 1988. Gjatë xhirimeve lindi edhe dashuria e tyre, protagonistë edhe në një skenë vallëzimi. Të dy aktorët u martuan 29 vite më parë. Por të hënën ka qenë vetë Travolta, që përmes një postimi në Instagram ka njoftuar vdekjen e bashkëshortes. Kelly Preston ishte 57 vjeçe dhe prej dy vitesh luftonte kundër kancerit në gji.
“Është shumë e rëndë të njoftoj se gruaja ime e bukur Kelly e humbi betejën e saj 2-vjeçare me kancerin. Ajo luftoi me kurajo me dashurinë dhe mbështetjen e shumë njerëzve pranë”, ka shkruar aktori duke bërë të ditur se tashmë do t’i duhet kohë të qëndrojë me fëmijët dhe të marri veten, ndaj u ka kërkuar ndjesë miqve, që për disa kohë nuk do të dëgjojnë për të.
Kujtojmë se në vitin 2009, aktori humbi dhe djalin e tij pas një gjendjeje shoku gjatë pushimeve në Bahamas./Opinion.al