Kronikë

Dhunuan bashkëshortet e tyre, arrestohen dy burra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 13/07/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Autoritetet njoftojnë se të arrestuarit janë SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur dhe shtetas I. K., 54 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i plotë:

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Pas