Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtimi i rasteve/ Manastirliu konfirmon hapjen e spitalit COVID2 këtë javë

2020/07/13 at 4:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtimi i rasteve/ Manastirliu konfirmon hapjen e spitalit COVID2 këtë javë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të rikthehet në spital COVID2. Nisur nga situata aktuale e rritjes së rasteve të infektuar me SARS COV2 dhe pas konsultimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Manastriliu deklaroi gjatë takimit me mjekët e këtij spitali, se, “Shefqet Ndroqi” është i përgatitur për të trajtuar pacientët me COVID19.


“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqnit” si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye të kapacitetetve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID”, tha Manastriliu.

Duke vlerësuar punën e specializuar të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu tha se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavion të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”, – tha Manastriliu.

Drejtori i Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi, prof. Perlat Kapisyzi tha se puna e ekipit në fazën e parë tregoi se është një ekip me eksperiencë në këtë spital, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID19.

Ndërsa shefja e shërbimit të Reanimacionit, prof. Alma Cani, tha se, falë forcimit të kapaciteteve në terapinë intensive në këtë spital, do të kemi më shumë cilësi në trajtimin pacientëve me COVID19.

Aktualisht janë duke u kryer proceset e fundit të transferimit të pacientëve dhe shërbimeve të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” tek spitali “Nënë Tereza”, ku do të kenë pavion të dedikuar në shërbimin e ish-kirurgjisë, ndërkohë që rreth 125 shtretër në këtë srukturë do të jenë të dedikuara për pacientët me COVID19.

Pas spitalit COVID2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Poloni, konservatori Duda fiton një mandat tjetër presidencial

Poloni, konservatori Duda fiton një mandat tjetër presidencial

COVID/Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

"Frymëmarrje" për Maqedoninë e Veriut, ulen shifrat e koronavirusit

Manastirliu: Sot kemi nisur analizën serologjike, nëse validohet…

Zaia: Virusi që hyri në Itali nga Serbia ka një ngarkesë më të lartë
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}