Kryesore

Pas diplomates amerikane, ambasadori i BE-së në zyrën e Bashës


               Publikuar në : 12:07 - 25/06/19 |
geliano fataj

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca po ashtu ka shkuar në selinë e PD-së për një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ky takim vjen pas atij, që zoti Basha zhvilloi me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones.

Takimi me diplomaten amerikane zgjati mbi një orë, ndërsa Lulzim Basha përsëriti edhe një herë qëndrimin e opozitës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

“Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, shumë pak njerëz e kanë kuptuar këtë. E para, nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Nuk ka rëndësi çfarë mendon Kryeministri. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen”, tha Basha. “Sot, kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Që do të thotë se çdo hap i Edi Ramës janë në fakt të paligjshme, ndërkohë që Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë është e gatshme për të mbrojtur demokracinë”./ Opinion.al

Pas