Aktualitet

Pas deklaratës kundër Berishës, Basha në kafe me bashkëpunëtorët e ngushtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 22/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me kryetarët e disa nga degëve të Partisë Demokratike.

Pas takimeve të zhvilluara ai është shfaqur në kafe pranë Partisë Demokratike me disa nga bashkëpuntorët e ngushtë.

Sikurse shihet në foto kreu i selisë blu ndodhet nën praninë e Jorida Tabakut, Enkelejd Alibeaj, Grida Dumës, Alfred Rushaj, Gzmend Bardhi.

Nga selia blu, më herët Basha deklaroi se nuk për të patur Kuvend të PD për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane, duke i kthyer kështu përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur një tur me takime me demokratët në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit dhe referendum ndaj vendimit për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. /Opinion.al

Pas