Skuadra e Partizanit ka ngritur trofeun në kampionatin shqiptar të futbollit pas 26 vitesh.
Tifozët e Partizanit janë zhvendosur nga stadiumi “Selman Stërmasi”, ku edhe u zhvillua ndeshja e parafundit e këtij sezoni me Kukësin, ndeshje e cila doli me rezultatin 1-1, për tek sheshi “Nënë Tereza”.
Ky është titulli i 16-të në kampionatin shqiptar i fituar nga skuadra e Partizanit. Atmosfera në shesh ka qenë elektrizuese teksa ‘demat e kuq’ kanë festuar këtë titull të munguar prej kohësh.
Këtë të dielë u luajtën gjithashtu edhe ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit të sezonit./Opinion.al/