Prej dy vitesh këngëtarja e njohur Britney Spears është në një lidhje dashurie me partnerin e saj Sam Asghari. Ndonëse kanë kaluar dy vite bashkë, ata nuk ishin shfaqur në një event publik me njëri-tjetrin.
Më të dashuruar se kurrë ata ishin të pranishëm në premierën e filmit ‘Once Upon a Time In Hollywood’.
E veshur më një fustan të kuq Britney dukej në formë, ndërkohë që Asghari i qëndronte pranë në çdo çast. Ata janë komentuar gjatë në media për shkak të diferencës së moshës mes tyre./Opinion.al/