Kronikë

Sherr mes shqiptarëve në Itali, viktimë një 18 vjeçar


               Publikuar në : 14:50 - 23/07/19 |
Al Do

Një konflikt mes dy shqiptarëve në Udine të Italisë ka përfunduar me një viktimë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një goditjeje me thikë nga një bashkëkombës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e San Domenico, në një qendër pritjeje. Mësohet se autori i vrasjes ka qenë një shqiptar 17-vjeç i cili qëndronte në komunitetin Don De Roja.

Përplasja fillimisht ka qenë verbale mes dy adoleshentëve, por më pas 17-vjeçari ka goditur me thikë në kraharor 18-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda. I riu u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë pak pas orës 18:30 të së hënës. /Opinion.al

Pas