Aktualitet

“Toyota Yaris”, prokurorët belgë thërrasin të enjten Lulzim Bashën


               Publikuar në : 14:40 - 23/07/19 |
el ida

Kreu i Partisë Demokratike është thirrur për tu marrë në pyetje ditën e enjte, nga prokurorët blegë në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”. Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se: “Në vijim të ekzekutimit të letërporosisë së dërguar nga autoritetet belge, përfaqësues të Prokurorisë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri me qëllim vijimin e kryerjes se veprimeve procedurale të kërkuara dhe te lejuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojnë në marrjen në pyetje të personave të pandehur si dhe marrjen ne pyetje të shtetasit Lulezim Basha ditën e enjte datë 25.07.2019”.

Mësohet se autoritetet belge kanë nën hetim 12 persona, të cilët janë: Elvis Vladi, Alfred Vladi, Edi Lika, Klejdi Cani, Alban Mollaymerit, Agim Ceka, Albana Vladi, Imam Imami, Alban Imami, Arianit Nimani, Drita Sopi dhe Dritan Hakaj.

Deri tani në burg në Shqipëri janë 4 persona, për 3.4 milionë eurot, të zbuluara në dy automjetet në Portin detar të Durrësit. Çështja u bë politike, pasi në një nga seancat plenare kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke reaguar ndaj socialistëve të cilët nisën të qeshnin me fjalën e tij, iu drejtua kreut të Grupit socialist Taulant Balla: “njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda”./ Opinion.al

Pas