Bota

Pas 12 vitesh, Netanyahu braktis rezidencën e kryeministrit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:21 - 11/07/21 |
Opi Nion

Pas plot 12 vitesh në pushtet, ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me familjen e tij ka braktisur rezidencën në Jerusalem.

Bëhet me dije se zëdhënësi i rezidencës është shprehur se familja e Netanyahu ka konfirmuar se kanë dalë nga rezidenca, duke shtuar se një gjë e tillë ka ndodhur pak orë pas mesnatës.

Nga ana tjetër mediat e huaja bëjnë me dije se largimi i Netanyahut nga rezidenca ka pasuar një muaj pasi që u rrëzua nga pushteti, pasi u arrit një marrëveshje me kryeministrin e ri Naftali Benett.

Dikur për rilokim nevojiteshin pak ditë, por rasti i familjes Netanyahu ishte ndryshe – atyre iu deshën disa javë për ta bërë këtë./Opinion.al

Pas