Aktualitet

Parlamenti nis me debate për ligjin e shpifjes, Pollo: E fshehët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 12/11/15 |
b.f

TIRANE- Ka nisur seanca plenare dhe pas leximit të rendit të ditës ka marrë fjalën Pollo dhe po flet për ligjin e shpifjes. Deputeti demokrat thonë se ligji ka ardhur në shkelje të procedurave, ka ardhur duke ju fshehur grupeve të interesit. A jeni konsultuar me shoqatat e gazetarëve?- pyet Pollo ministrat.

Projekligji nuk është në portalin e Kryeministrisë dhe është përfshirë fshehurazi në programin e Kuvendit, vijoi ai.

Sakaq është përgjigjur ministrja e Punëve me Parlamentin, Ermonela Felaj. “Nuk ka për qëllim dënimin e gazetarëve ky nen. Por ne të zgjedhurit dhe funksionatrët e lartë duhet të vendosin një marrëdhënie të re me të vertetën. Shumica prej nesh mund të shohë edhe legjislacionin e Francës e Gjermanisë për këtë çështje.

Qëllimi i këtij projekti nuk është penalizimi i medias. Penalizimi i tyre do të vazhdojë me të njëjtat ligje që janë në fuqi. Neni i ri është për ne që jemi këtu (parlament), që të mos shpifim të mos bëjmë politikë me gënjeshtrën”, sqaroi Felaj.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas