Bota

Parlamenti Evropian shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 23/11/22 |
Opi Nion

Parlamenti Evropian e ka shpallur Rusinë si një shtet sponsor të terrorizmit.

Masa, e cila është kryesisht simbolike, bazohet në sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat ​​dhe vendstrehimet.

Nuk ka asnjë kornizë ligjore për të mbështetur masën, por BE-ja tashmë ka vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai e mirëpret vendimin dhe bëri thirrje që Rusia të “izolohet në të gjitha nivelet”.

“Unë e mirëpres vendimin e Parlamentit Europian për të njohur Rusinë si shtet sponsorizues të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjetet e terrorizmit. Rusia duhet të izolohet në të gjitha nivelet dhe të mbahet përgjegjëse për t’i dhënë fund politikës së saj të gjatë të terrorizmit në Ukrainë dhe në mbarë globin”, shkruan Zelensky në Twitter.

Pas