Aktualitet

Rinis seanca parlamentare, Beqaj i kërkon ndjesë Dedës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 05/11/15 |
b.f

TIRANE- Me një falje ka rinisur seanca plenare e ndërprerë prej një ore. Këshilli i Mandateve i kërkoi ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj t’i kërkojë falje deputetes Albina Deda. Nga salla e seancave plenare dhe ‘live’ në TV Beqaj është ngritur në këmbë dhe i ka thënë më shumë se një herë “më fal” deputetes demokrate Albina Deda. Kjo është duartrokitur në sallë dhe seanca tashmë po vijon punimet normalisht. Kujtojmë se pas një debati mes Albina Dedës dhe Ilir Beqajt për rastin e 10 vjeçarit të sëmurë me ceroze hepatike, ministri ka sharë deputeten duke i thënë “kafshë”.

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas