Parku Kombëtar i Prespës prej tri ditësh është përfshirë nga flakët. Sipas Klan news zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses së Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie.
Ndërhyrja është e vështirë pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.
Situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri, pasi zjarri ka përfshirë vetëm bimësi të ulët dhe shkurre.