Aktualitet

Parashikimi i motit, sa do të arrijnë temperaturat ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:12 - 12/08/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vija bregdetare paraqitet në dominimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë ditën. Por pjesa tjetër e vendit gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Vendi ynë mbetet dhe në pjesën tjetër të ditës në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, tempeeraturat do të ulen në mëngjes, por vijojnë të jenë të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./Opinion.al

Pas