Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 18/05/22 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi gadishullin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites.

Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar shira kolektivë, më të mundshme në zonat lindore. Parashikohet që orët e vona të natës të risjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Pas