Kryesore

Parashikimi i motit, 29 nëntor 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:02 - 29/11/21 |
Opi Nion

Duke filluar nga orët e para të ditës mbete mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, po reshje dëbore në zonat malore, ku më të konsiderueshme reshjet e dëborës do jenë në zonën verilindore.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Ndërsa nata ri-kthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./ Opinion.al

Pas