Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta deri në orët e pasdites.
Por mbrëmja i bën më të dukshme vranësirat përgjatë kufirit lindor, duke e lënë Ultësirën Perëndimore me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 16°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./ Opinion.al