Kryesore

Parashikimi i motit, 23 Qershor 2020


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:04 - 23/06/20 |
Al Do

Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë paradites. Por vranësirat e dendura rikthehen në orët e mesditës dhe pasdites, duke sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pritet që orët e vona të mbrëmjes të kthjellojnë motin në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 12°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 32°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /Opinion.al

Pas