Bota

Covid-19/ Trump: Në SHBA mund të kishim 4 milionë viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 23/06/20 |
Al Do

425 persona të tjerë me Covid-19 vdiqën në SHBA në 24 orët e fundit, duke çuar numrin total të viktimave mbi 120,000.

Së fundi, Presidenti Trump ka thënë se totali “mund të arrijë deri në 150 mijë” ose më gjerë.

Por, në të njëjtën intervistë me kanalin televiziv “Spectrum News”, ai tha “ne do të kishim humbur dy deri në katër milionë jetë njerëzish”.

Një raport nga Imperial College London në 16 Mars thoshte 2.2 milion njerëz në SHBA mund të vdisnin nga Covid-19 nëse nuk merreshin masa.

SHBA ka deri tani numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në botë – më shumë se dyfishin e regjistruar në Brazil, vendi i dytë me më shumë raste.

Edhe pse numri i infeksioneve të reja në disa shtete amerikane po bie, shifra po rritet në 23 shtete, sipas të dhënave të Nju Jork Tajms

Shtetet me rritje të theksuar në rasteve të konfirmuara përfshijnë Kaliforninë, Teksasin, dhe Floridën. /Opinion.al

Pas