Sport

Paraqitja e dobët e Real Madrid, flet Zinedine Zidane


               Publikuar në : 09:51 - 20/10/19 |
Opi Nion

Real Madrid nuk po kalon një formë të mirë, ndërsa u mposhtën dhe nga Mallorcas me rezultatin 1-0. Në këtë mënyrë, Real Madrid ia dorëzon vendin e parë Barcelonës, e cila mposhti Eibar me rezultatin 3-0.

Lidhur më formën e dobët të skuadrës, ka folur tekniku Zinedine Zidane, i cili u shpreh se lojtarëve u duhet që çdo tre ditë të tregojnë veten, dhe kjo është shumë e vështirë.

Në ndeshjen me Mallorcas, madrilenët nuk kishin me vete disa lojtarë për këtë ndeshje, pasi ishin të dëmtuar, mirëpo për teknikun ky nuk është justifikim.

“Problemi qëndron se çdo tre ditë lojtarëve u duhet të jenë në superformë, dhe kjo është shumë e vështirë. Nuk dua të them se jam i shqetësuar sepse nuk më pëlqen kjo fjalë, por nëse ne duam të fitojmë diçka këtë sezon duhet të kemi qëndrueshmëri. Dëmtimet nuk janë justifikim, nuk mund të bëjmë asgjë me lojtarët e dëmtuar.Ne nuk mund të befasohemi nga një ekip që luan në shtëpinë e saj, ne e dinim se çfarë do të ndodhte.Ata na befasuan sepse shënuan, por pastaj ata u zmbrapsën dhe ne nuk gjetëm zgjidhje,-tha Zidane./ Opinion.al E.Xh.

Pas