Aktualitet

Papa Françesku: Frikë nga ISIS?! Më shumë kam nga mushkonjat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:45 - 26/11/15 |
b.f

Pavarësisht paralajmërimeve të sigurisë franceze për rrezik nga sulmet terroriste, Papa Françesku mbërriti sot në Kenia në vizitën e tij të parë në Afrikë. Aeroplani i tij mbërriti në aeroportin e Nairobit “Jomo Kenyatta” këtë të mërkurë, në fazën e parë të vizitës së papës, e cila do të vijojë në Ugandë dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

Kjo e fundit ka një popullatë me shumicë të krishterë dhe ka qenë në kthetrat e dhunës që kur kryengritësit myslimanë morën pushtetin në mars të vitit 2013. Më shumë se një në pesë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kur u pyet nëse ai ishte i shqetësuar për rreziqet e sigurisë, Papa u shpreh me ironi: “Të them të vërtetën, e vetmja gjë për të cilën unë jam i shqetësuar janë mushkonjat. A e keni sjellë ilaç kundër tyre”.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas