Te Fundit

Audio/Alida Hisku: Kam qenë dëshmitare e përdhunimeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:47 - 26/11/15 |
b.f

“Një batanije në kokë dhe..”.Kështu Alida Hisku ka  treguar se ka qenë dëshmitare e përdhunimeve në kaushin e Tiranës. Një pjesë nga intervista e Alida Hiskut, e botuar dhe regjistuar për Shqiptarja.com, po e sjellim si më poshtë.

 

Për artistët që të kallëzuan, je bërë kurioze se çfarë kanë thënë, ke kërkuar në dosjet e Arkivës së Shtetit?

-Jo asnjëherë. Futa avokatin këtu te Prokuroria e Tiranës të gjeja dokumentet e burgosjes, por nuk gjeta asgjë, më janë zhdukur. I doja se nuk i mbaj mend të gjitha, ishin në ciklin e torturave gjilpërat që u bënin grave në kaushin e Tiranës.

Si ju bënin gjilpëra, ç’qenë këto gjilpëra?

-Po. Po. Të bënin gjilpëra ata. Pastaj unë kalova në krizë nervore. Nuk e mbaj mend çfarë lloj gjilpërash qenë, por mbaj mend shumë tortura që na bënin. Mbaj mend policët, madje edhe prokurorët që kalonin nëpër këmbët e grave. I përdhunonin gratë.

Prokurorët vetë, e tmerrshme….

-Pse e tmerrshme. Sa vite je gazetare, s’i ke dëgjuar këto…..

Unë kam dëgjuar e publikuar shumë raste, por ju më thatë përshtypjen se nuk raste, por ishte masive. Të gjitha i përdhunonin?

-Po. Unë kam qenë vetë dëshmitare. Madje edhe në internim kur duhet të merrej një leje, nëse ishe e sëmurë për t’u vizituar te mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen po të mos përdhunonin.

Jam ende e tronditur. Edhe ti i ke kaluar këto tortura, edhe ty të ka ndodhur?

-Askush nuk shpëtonte.

I mban mend ata që përdhunonin?

-Si t’i merrje vesh, Të hidhnin një batanije ne kokë dhe…

Aty në kaush?

-Po, po, aty në kaush. Mbase mund të them të gjitha të dënuarave dhe të internuarave u ka ndodhur. S’mund të qes emra.  Në kaush qëndrova tre muaj. Gjashtë muaj burg m’u bënë bashkë me dy muaj në psikiatri. Dhe dy muaj më çuan në një fshat të Lushnjes në internim.

 

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Sic me kane thene ata qe kane punuar dhe e njohin nga afer, kjo eshte nje mashtruese ordinere. Nuk u denua asnje dite. Vetem e perjashtuan nga cdo aktivitet. Me vone iu dha rasti perseri te kendonte.

Pas