Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandjeshmëria si burimi të gjitha të këqijave

2018/10/17 at 10:05 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Pandjeshmëria si burimi të gjitha të këqijave

*Nga Neli Demi


Ky ishte mendimi konkluzion që më ngeli në mendje pasi pashë dhe ripashë disaherë një video që qarkullon prejditës së djeshme si një mesazh zinxhir, duke marrë përmasa të zakonshme të shpërndarjes së këtyre lloj mesazheve.

E mora nga disa shokë e miq njëri pas tjetrit dhe për fat me këtë rast ri-vërtetova terrenin e shëndetshëm të grupit që më rrethon.

Të gjithë pa përjashtim e dërgonin videon të shoqëruar me ikona trishtimi apo zemërimi.

Dhe pikërisht këto janë dy ndjesitë që më kanë shoqëruar gjatë ditës duke menduar dhe kontempluar se ç’duhet të bëj.

Bëhet fjalë për një filmim të pa-autorizuar të një bisede midis një zonje që qartazi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe autorit/aktorit të këtij regjistrimi i cili i frymëzymëzuar me sa duket nga ngjarjet e kohëve të fundit ka shfrytëzuar rastin të bëhet protagonist i një akti të pastër mungese etike profesionale dhe ndjeshmërie njerëzore.

E theksova etikën profesionale sepse video është e realizuar në një ambjent profesional, me shumë mundësi me sfond ligjor, ku zonja kishte shkuar për të kërkuar ndihmë. E theksova ndjeshmërinë njerëzore sepse qartësisht autori është indërgjegjshëm për problemin mendor të bashkëbisedueses dhe me një sadizëm të pashembullt e realizon këtë “scoophumoristik”.

Njerëzit me probleme të shëndetit mendor hasin një problematike të shumëfishtë gjatë për pjekjeve të tyre për tu përballur me sëmundjen. Një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike është e lidhur me stigmën dhe diskriminimin që u bëhet atyre për shkak të sëmundjes dhe stigma e diskriminimi ushqehen pikërisht nga akte të tilla. Kur kjo gjë bëhet nga profesionistë që kanë në thelb të profesionit të tyre pikërisht ndihmën dhe mbrojtjen e individëve në nevojë ky efekt stigmatizues shumëfishohet në përmasa të mëdha.

Profesionistë të tillë nuk duhen lejuar të ushtrojnë më këtë profesion sepse me pandjeshmërinë e tyre mund të bëhen burim dëmtimi ndaj njerëzve që supozohet ti ndihmojnë. Një mungesë e tillë ndjeshmërie është thelb i të gjitha të këqijave me të cilat ne ndeshemi çdo ditë në këtë vend dhe që shpesh lodhemi duke u përpjekur të kuptojmë se nga burojnë.

*Autori i shkrimit është mjek Psikiater

Më poshtë vijon një pjesë e shkëputur nga video e shpërndarë në rrjetet sociale:  

Gruaja në fjalë, e cila duket se është me probleme mendore i është drejtuar me shumë gjasa një studioje ligjore për të shprehur problemin e saj. Por në vend që të marrë një trajtim qytetar dhe profesional, ajo është shndërruar në objekt humori nga punonjësit e zyrës, duke edhe u filmuar.

Punonjësi i zyrës: Mund t’a fillosh nga fillimi të lutëm, për çfarë erdhe këtu?

Gruaja: Kam ardhur këtu se dua të vdes Nexhmijen dhe Enverin. Enveri u bë fëmijë dhe Allahu i kërkoi kokrrën dhe u bë legen. Janë paguar 700 milion në Kinë që legeni u bë njeri dhe doli Enveri i vogël nga legeni. Të vuaj unë prap nga Enveri dhe Nexhmija, ne shyqyr që i qërruam.

Punonjësi i zyrës: Pse çfarë të shqetëson ty?

Gruaja: Mua më shqetëson se nuk më le rehat as Enveri dhe as Nexhmija. Edhe të tjerë njerëz, edhe Vito Kapo më kanë hyrë në shtëpi dhe rrinë tek shtëpija ime. Aty hanë dhe aty flenë, aty i bëjnë të tëra.

Punonjësi: Më the se ke probleme me vezoren?

Gruaja: Po Nexhmija më ka hequr vezoren. Unë jam bërë 51-vjeç dhe nuk jam martuar. Unë dua kokën e Nexhmije Hoxhës. Të më paguajë sa të dojë, unë ato para nuk i marr se janë para të djersës dhe gjakut të popullit tim.

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Foto e Stresit po bën xhiron e rrjetit; zbuloni arsyen

Arrestohet Stresi, reagon policia: Anëtar i një grupi kriminal

Përgjimi/ Balla: Video e publikuar nga PD fsheh një krim

Përgjimi/ Balla: Video e publikuar nga PD fsheh një krim

Dash Shehi: Do i jap dorën Ramës po mbylli bastet, por kam hall se…

Dash Shehi: Do i jap dorën Ramës po mbylli bastet, por kam hall se…
















TE FUNDIT

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
14 Maj, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një vizitë në...

Lexo më shumë

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kandidoi...

Lexo më shumë

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025. Në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com