Bota

Pandat nuk janë më specie në rrezik zhdukjeje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 11/07/21 |
Opi Nion

Pandat nuk janë më të kërcënuara si specie në zhdukje, por ato janë ende në rrezik.

Kështu kanë konfirmuar autoritetet kineze teksa kanë nënvizuar se numri i këtyre kafshëve në natyrë ka arritur në 1 800.

”Klasifikimi i ri pasqyron kushtet e tyre të përmirësuara të jetesës si rezultat i përpjekjeve afatgjata për t’i ruajtur ato, përfshirë zgjerimin e habitateve”, tha Cui Shuhong, drejtor i Ministrisë kineze të Ekologjisë dhe Mjedisit.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) tashmë kishte hequr pandat gjigante nga lista e specieve të rrezikuara që nga viti 2016 duke i riklasifikuar ato si “të prekshme”.

Me atë rast, Pekini e kundërshtoi vendimin, duke deklaruar se ai mund të çonte në përpjekje lehtësuese për ruajtjen e këtyre kafshëve./Opinion.al

Pas