Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pamjet e rralla/ Ndeshja e parë e Kombëtares në një Botëror

2018/03/24 at 9:50 AM
në Kryesore, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamjet e rralla/ Ndeshja e parë e Kombëtares në një Botëror

Në prag të ndeshjes miqësore të Kombëtares shqiptare ndaj Norvegjisë, gazetari Armand Plaka ka publikuar sot katër foto të rralla të dala nga arkivat holandeze dhe të panjohura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për takimin mes kombëtares holandeze dhe asaj shqiptare më 24 maj 1964 në Rotterdam, ku Shqipëria humbi me rezultatin 2-0.



Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Armand Plaka shpjegon për ndjekësit e tij se bëhet fjalë për një ndeshje të veçantë në historinë e futbollit shqiptar e që ka mbetur në histori, ndonëse nuk ka shumë informacione për të.

“Nuk është se lidhet me ndonjë përvjetor të veçantë, por fakti se përbën ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare të Shqipërisë për eliminatoret e një Botërori (konkretisht “Angli 1966”) dhe meqenëse ndodhemi pak muaj para zhvillimit të një eventi të madh futbollistik siç është “Rusia 2018”, nuk mund të lija dot pa publikuar për publikun sportdashës shqiptar, katër foto shumë cilësore bardhezi, të nxjerra nga arkivat holandeze”, – shkruan gazetari i njohur, teksa jep detaje të mëtejshme për këtë ndeshje historike.

“Në atë ndeshje kombëtarja shqiptare luante me fanella të bardha, ndërsa formacioni përmbante emra të mëdhenj të historisë sonë të futbollit si: Panajot Pano, Ali Mema, Robert Jashari, Mikel Janku, Mehdi Bushati, Bahri Ishka, Pavllo Bukoviku, Fatbardh Deliallisi, Lin Shllaku e Skënder Halili, të drejtuar nga Zyber Konçi. Duket se paraardhësit tanë e patën të vështirë të kalonin një kundërshtar si Holanda ( duke u mundur në fakt me të njëjtin rezultat edhe në ndeshjen e kthimit në Tiranë), e cila duhet thënë se akoma nuk kishte mbërritur në “epokën e saj të artë”, ku do ti afrohej dy herë titullit Botëror, – vijon Plaka.

Më tej, gazetari sqaron se tri prej fotove (ndërsa njëra i takon vetë kombëtares holandeze në foton zyrtare para fërshëllimës së parë) paraqesin sidomos interes për shqiptarët, ku dallohen qartë momente dyluftimi mes sulmuesve holandezë dhe repartit tonë të mbrojtjes, si dhe momenti i pësimit të golit të dytë, (i pari ishte pësuar me njëmbëdhjetëmetërsh) kur portieri Janku, nuk mundi dot ta shmangë gjuajtjen me kokë të ardhur nga holandezët.

“Në foto shihet ai i shtrirë në tokë, shoqëruar me dëshpërimin e kolegut të tij të skuadrës, si dhe gëzimi i sulmuesit holandez, Verdonk”, – shkruan Armand Plaka në komentin shoqërues të fotove historike.

Etiketa: fotohistorikombetare


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Anuloi ndeshjen me Kosovën, Federata Europiane e Hendbollit përjashton Serbinë

Anuloi ndeshjen me Kosovën, Federata Europiane e Hendbollit përjashton Serbinë

Blic në lokalin e njohur, policia gjen kokainë në dhomat sekrete. Një vajzë bën rezistencë me thikë

Blic në lokalin e njohur, policia gjen kokainë në dhomat sekrete. Një vajzë bën rezistencë me thikë

Stacioni hapësinor 9.4 ton përplaset mbi Europë për Pashkë, alarm për lëndë toksike edhe në Shqipëri

Stacioni hapësinor 9.4 ton përplaset mbi Europë për Pashkë, alarm për lëndë toksike edhe në Shqipëri
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}