Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pak shpirt Nju-Jorku, në zemër të Tiranës

2017/01/24 at 4:23 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pak shpirt Nju-Jorku, në zemër të Tiranës

Në zemër të bllokut, në një vend që nuk bie shumë në sy, me një dekor modest, të bazuar në tullë e dru, gjendet “Pallati 11”, pak atmosferë e shpirt Nju Jorku për metropolin tonë, në meny e organizim, por mbi të gjitha në mirësjellje dhe kujdes.


Nga Albatros Rexhaj-

Për shumë prej nesh, kuzhina franceze dhe ajo italiane janë më të shijshmet në botë, por pak kush e di se ekselencën, si në shije ashtu edhe në formë të pjatës, këto kuzhina e kanë mbërritur në Nju Jork, pse jo edhe në shumë restorante që sot janë në pronësi të shqiptarëve. Më e mira e shijeve dhe pjatave nga restorantet e famshme të Nju Jorkut si “Sparks Steak House” në 48-th Street, “Tiziano” në avenynë e 8-të, “Amici Miei” në Soho dhe “Michael Jordan’s Steak House” në Grand Central, sot është përmbledhur në zemër të bllokut. Përvojën e tij mbi dhjetë vjeçare në këto restorante, ndër më të mirat e Nju Jorkut, mjeshtër Agroni e ka sjell te“Pallati 11” në Tiranë. Dhe kjo është arsyeja pse ky vend, brenda pak muajsh, është kthyer në një destinacion të rregullt për pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar rezident apo vizitorë në Tiranë.
“Feels like home”, është një nga komentet më të shpeshta që të rastis të dëgjosh nga ta dhe kjo është mbase një nga arsyet pse, përkundër profilit të ulët që mban dhe kohës së shkurtër që ekziston, “Pallati 11” është ranguar si i 6-ti në Trip Advisor Tirana, aty ku vizitorët e huaj lënë mbresat e tyre për metropolin tonë.

Restoranti piktoresk “Pallati 11”, nga pamja e jashtme, lë përshtypjen se është një “jashtëtokësor” në peizazhin e metropolit tonë me restorante që ofrojnë glamur, luks në dizajn dhe enterier, një sforcim i tepruar për të mbitheksuar idenë e një standardi të lartë, por që, pavarësisht copëzave tablosh të vjedhura anekënd Perëndimit, si produkt final nuk janë gjë tjetër pos një detaj më shumë në turbo modernizimin tonë me nuanca otomane.

“Pallati 11” është ndryshe! Ambienti, dekori, mënyra e organizimit, forma e tavolinave, e deri te muzika atipike që dëgjohet tërë kohën, që të gjitha janë në funksion të ushqimit dhe jo anasjelltas. Kushdo që ka vizituar Nju Jorkun e di shumë mirë se kjo përbën mishërimin më besnik të traditës njujorkeze të restoranteve, si kryeqytet botëror i ushqimit të mirë.

Një nga paradokset e metropolit tonë të vogël është keqkuptimi bazik që kemi me kulturën e ushqimit. Restoranti i mirë nuk është kurrë pjesë e trendit masiv (shkojmë aty se po shkojnë të gjithë), por është një vend ku njeriu gjen një shije ndryshe, qetësi dhe përkushtim. Një vend ku vetë pronari të rri tërë kohën në këmbë dhe angazhohet për klientin, dyfish më shumë se stafi. Dikush mund të thotë se kjo frymë mund të funksionojë vetëm në Amerikë, pasi që atje askush nuk të falë asgjë, por një frymë e tillë, e ekselencës dhe e seriozitetit në punë, funksionon edhe në mes të bllokut, në atë copëz të vogël Nju Jorku, te “Pallati 11” në Tiranë.

Pallati11 (1)

Mund të na duket e habitshme, por një nga përbërësit kryesor në traditën amerikane të ushqimit është buka, por e përgatitur si delikatesë, me rëndësi gati sa edhe gjërat më të shtrenjta. Te “Pallati 11” përgatitja e bukës zgjat plot 17 orë, prandaj në fund ka dy shije të veçanta: atë të kores së fortë që shijshëm kërcet në gojë dhe atë të brendisë që gati sa nuk e ngatërron me ndonjë tip keku shpije. Në kuzhinë, ku gjithçka funksionon nën mbikëqyrjen kirurgjike të mjeshtër Agronit, nuk ka asnjë hallkë të dobët. Gjithçka, përfshirë edhe salcat e deri te dressingu për ëmbëlsira përgatitet aty për aty, ndërkaq nga jashtë merret vetëm lënda e parë bruto.

“Pallati 11” është dëshmi e gjallë se ka mish, por ka edhe mish, ka “stejk”, por ka edhe Nju Jork “stejk”, mbase më i miri në të gjithë botën, me sekret si tipin e mishit, minimum 15 minuta kohë për përgatitje, kujdesin për temperaturën e duhur gjatë përgatitjes, gjatë si dhe pas pjekjes, por edhe sensin delikat për kombinimin e duhur të erëzave. E veçanta tjetër e recetave tipike njujorkeze që i gjeta te “Pallati 11” është ndërthurja e gjërave dhe shijeve të kundërta, për të krijuar diçka të re dhe që të ngelet në mendje.

Pallati11 (3)

Dhe nuk mund të flasësh për Amerikën e të mos bëhesh pjesë e manisë masive për burgerë të veçantë e të jashtëzakonshëm, që mund t’i gjesh vetëm në Nju Jork. Pas shumë kohës, burgerin e vërtetë, atë që të përfshin me shije, por edhe me energji, e shijova edhe në Tiranë dhe, njësoj si në Nju Jork, thash “what a rush!”

Te “Pallati 11” komuniteti ndërkombëtar i Tiranës ndien diçka nga shpirti punëtor dhe fisnik i shqiptarëve të Nju Jorkut, por nuk do të ishte keq që diçka nga ky shpirt të konsumonin edhe shqiptarët tanë të metropolit. Jo për trend e stil, por për kënaqësi.

*Ky reflektim është krejtësisht personal



Ju sugjerojmë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
Politikë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

25 Qershor, 2026 12:43 pm
Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
Politikë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

25 Qershor, 2026 12:01 pm
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

25 Qershor, 2026 11:57 am
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:37 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
Bota

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2026 9:54 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Para
VIDEO/ Tirana dhe Elbasani, me ajrin më të ndotur

Video/ Tirana, qyteti super i ndotur. 50 % më shumë pluhur se norma e BE-së

Google Maps tani do t’ju ndihmojë edhe të parkoni

Google Maps tani do t’ju ndihmojë edhe të parkoni

Video/ Imiton Elvana Gjatën, vogëlushja është kthyer në sensacion

Video/ Imiton Elvana Gjatën, vogëlushja është kthyer në sensacion
















TE FUNDIT

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
25 Qershor, 2026

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës i cili i kërkoi të dorëzojnë...

Lexo më shumë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
25 Qershor, 2026

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të kërkojnë mocion mosbesimi, pas mbledhjes së Konferencës...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
25 Qershor, 2026

Kërkesa e PD për mocionin me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian është rrëzuar në Konferencën...

Lexo më shumë

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
25 Qershor, 2026

Në vazhdë të reagimeve për protestën në Tiranë dhe qëndrimeve të tij se janë kurdisur nga influenca të huaja, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}