Kronikë

Pak kohë më parë i vranë vëllain,shpërthim tritoli në banesën e Talo Çelës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:58 - 05/11/20 |
Opi Nion

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orën 04:45 të mëngjesit të sotëm në fshatin Katundi i Ri të Elbasanit.

Mësohet se lënda eksplozive i ishte vendosur banesës së Talo Çelës, i cili është në kërkim nga policia për grabitjen e parave në Rinas  si dhe për vrasjen me armë zjarri të dy vëllezërve Viktor dhe Besimir Haxhia në Durrës.

Sipas policisë, tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës dhe ka vetëm dëme materiale. Bëhet me dije se në banesën e Talo Çelës, në fshatin Katundi i Ri, ishte e pabanueshme prej kohësh.

Autoritetet njoftojnë se po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur lëndën eksplozive.

Kujtojmë se, mëngjesin e 17 shtatorit Talo Çelës i ekzekutuan me armë zjarri vëllain, Bujar Çelën. Ai u vra rreth orës 05:45 , atëherë kur 62-vjeçari konsumonte kafenë e mëngjesit, për shkak se punonte taksist ku priste udhëtarë që vinin me autobusë nga Greqia./ Opinion.al

Pas