Bota

Koronavirusi në SHBA, konfirmohen 99,660 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 05/11/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në SHBA. Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus , 99,660 raste të reja.

Në spitalet e SHBA-së aktualisht janë të shtrirë mbi 50,000 pacientë me koronavirus. Shifra paraqet rritje për rreth 64% nga fillimi i tetorit.

Shkalla mesatare e viktimave ditore gjithashtu është rritur, megjithëse mbetet më e ulët sesa në fillimet e pandemisë, në muajin mars. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve atje është afër 9.5 milionë, ndërsa i viktimave ka kaluar 233,000./ Opinion.al

Pas