Bota

Pajisjet ushtarake, Trump: Nëse s’na i kthejnë, t’i bombardojmë talebanët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 31/08/21 |
Opi Nion

Ish -Presidenti Donald Trump ka dhënë një deklaratë mbi tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Afganistani, por këtë herë duke u përqendruar tek çështja e pajisjeve ushtarake amerikane që janë lënë pas dhe që kanë përfunduar në duart e talebanëve.

“Administrata e Biden duhet të kërkojë që talebanët të kthejnë menjëherë pajisjet, por nëse ata refuzojnë duhet ti marrim me forcë, ose të paktën ti bombardojmë”, tha Trump.

Në javët e fundit talebanët janë shfaqur duke provuar armët e SHBA të dhuruara për ushtinë afgane, ndërsa është bërë virale një video ku ata shfaqeshin në  një helikopter amerikan Blackhaëk, por duke qenë se nuk janë pilotë, e përdornin mjetin luftarak 6 milionë dollarësh si një taksi përreth fushës.

Për situatën reagoi edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, i cili ngriti alarmin se talebanët kanë akses në armatimin me vlerë 83 miliardë dollarë./Opinion.al

Pas