Sport

Cristiano për rikthimin te Manchester United: Jam aty ku më takon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 31/08/21 |
Opi Nion

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pasi u zyrtarizua si futbollist i Manchester United.

Me anë të njënë rrjetin social Instagram, sulmuesi portugez u shpreh se është kthyer aty ku i takon të jetë.

“Unë nuk mund të filloj as t’i shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi shoh rikthimin tim në Old Trafford të shpallur në mbarë botën. U ktheva aty ku më takon. Është si një ëndërr e bërë realitet, pas gjithë kohërave që u ktheva të luaja kundër Manchester United kam ndjerë dashuri dhe respekt nga mbështetësit në tribunë. Liga ime e parë, kupa ime e parë, thirrja ime e parë në Kombëtaren Portugeze, Liga ime e parë e Kampionëve, Topi im i parë i artë, Të gjitha rezultat i lidhjes sime të veçantë mes Djajtë e Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju jap fjalën!”, shkruan Ronaldo./Opinion.al

Pas